PS: Berisha, si kryekomunar
Selia e PS reagoi dje për herë të parë ndaj akuzave të Kryeministrit Berisha.
Nënsekretari për programin, Ervin Bushati e cilësoi Kryeministrin e vendit si kryekomunar. "Prej disa javësh, kemi parë Kryeministrin "periferik" Berisha, duke bërë inaugurime lart e poshtë nëpër Shqipëri të ndonjë çezme apo të ndonjë kanali të ujërave të zeza. Shqiptarët e kanë zgjedhur Sali Berishën Kryeministër dhe jo kryekomunar. Ai, si Kryeministër i vendit, duhet të përballet me problemet e vërteta në jetën e shqiptarëve si; papunësinë, varfërinë, edukimin, bujqësinë, shëndetësinë", tha Bushati. Sipas selisë rozë, qëllimi i Berishës është mbulimi i dështimeve të qeverisjes së tij. "I kujtojmë "kryekomunarit" të Shqipërisë Sali Berisha se: Suksesi ka qindra baballarë, kurse dështimi mbetet jetim. Ky është rasti tipik i kryeministrit tonë, i cili prej javësh nxiton të birësojë sukseset sporadike të ndonjë drejtuesi të pushtetit lokal, ndërkohë që dështimet madhore të tij, i injoron në mënyrë konstante duke i lënë jetim", tha Bushati.