“Luftë” shqiptaro-greke në Elbasan
Brian Filipi dhe Elhan Galica janë dy fytyrat e reja të ekipit kombëtar Shpresa, të grumbulluar nga trajneri Artan Bushati për sfidën e prapambetur me Greqinë U-21, e vlefshme për Kampionatin Europian U-21, njëherësh edhe ndeshja e tetë e Shqipërisë, përpara se t’i japë fund eliminatoreve me takimet kundër Kroacisë (6 shtator, në transfertë) dhe Azerbajxhanit (10 shtator, në shtëpi). Ndeshja ka disa sfida “shqiptarësh” nga dy krahët, pasi në skuadrën aktuale të Greqisë militojnë edhe dy shqiptarë të natyralizuar si grekë: mesfushori i Panathinaikosit, Elin Dhimuço dhe mesfushorit i AEK-ut, Panajotis Kone, i lindur në Tiranë.
Ndeshja Shqipëri-Greqi do të zhvillohet ne datë 20 gusht ora 16:00 në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” Elbasan. Kjo ndeshje ishte parashikuar të zhvillohej në muajin mars por për shkak të pezullimit nga FIFA dhe UEFA të Federatës Shqiptare të Futbollit si pasojë mosmarrëveshjeve me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në listë mbizotërojnë lojtarët e Flamurtarit (3), ndërsa janë 8 futbollistë, të cilët luajnë në kampionatet e huaja. Në vijën e parë janë katër futbollistë që luajnë jashtë: Xhevair Sukaj (Hacettepe), Enco Malindi (Spartak Varna), Elhan Galica (Croatia) dhe Brian Filipi (Ravena). Skuadra do të fillojë grumbullimin në datë 10 gusht në hotel “Leonardo” në Durrës.
Në ndeshjen e parë kundër Greqisë, më 21 nëntor 2007, Shqipëria U-21 edhe pse u mposht me vështirësi në “Apostolodhos Nikolaidhis” me rezultatin e ngushtë 2-1 me Shpresat e Greqisë la një përshtypje shumë të mirë, në ndeshjen e shtatë të saj për eliminatoret e Kampionatit Europian 2009. Sulmuesi Xhevair Sukaj shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 38-të, duke vendosur ekuilibrat në fushë pas golit të realizuar me penallti nga na e Hristodopulos (28’). Për shkodranin ky ishte goli i tij i katërt në kualifikuese, pas 3 golave kundër Ishujve Faroe katër ditë më parë. Greqia U-21 ndodhet në vendin e tretë me 13 pikë, tre më shumë se Shqipëria (10). Shqipëria luajti në Greqi me këtë formacion: Koliqi, Arapi, Guga, Arifaj, Abilaliaj (58’ Kani), Malindi (85’ Zeqiri), Sefa, Sukaj (91’ Vila), Lika, Progri, Fagu. Trajner; A.Bushati. Në testin e fundit të zhvilluar në stadiumin “Flamurtari” (6 shkurt 2008), kombëtarja shqiptare U-21 humbi me moshatarët e tyre maqedonase 0-1.
Futbollistët e thirrur
Emri Klubi
Enea Koliqi Iraklis
Sajmir Ujkani Palermo
Olsi Bishani Vllaznia
Erbim Fagu Elbasani
Bledion Guga Flamurtari
Renato Arapi Silkeborg
Arben Likmetaj Teuta
Bazion Tragaj Besa
Renato Malotaj Shkumbini
Jetmir Sefa Tirana
Gilman Lika Hacettepe
Erando Karabeci Partizani
Jozef Thana Elbasani
Ilirjan Çaushaj Flamurtari
Hair Zeqiri Flamurtari
Emiliano Vila Teuta
Xhevahir Sukaj Hacettepe
Enco Malindi Spartak Varna
Elhan Galica Croatia
Brian Filipi Ravenna
Trajner: Artan Bushati
EURO U-21
NDESHJET E LUAJTURA
01.06.2007
Itali-Shqipëri 4-0
06.06.2007
Shqipëri-Ishujt Faroe 1-0
08.09.2007
Shqipëri-Kroaci 1-0
11.09.2007
Shqipëri-Itali 0-1
17.10.2007
Azerbajxhan-Shqipëri 1-1
17.11.2007
Ishujt Faroe-Shqipëri 0-5
21.11.2007
Greqi-Shqipëri 2-1
DO TË LUHEN
20.08.2008
Shqipëri-Greqi
06.09.2008
Kroaci-Shqipëri
10.09.2008
Shqipëri- Azerbajxhan
RENDITJA
Italia 8 22
Kroacia 8 18
Greqia 7 13
SHQIPËRIA 7 10
Ish.Faroe 8 3
Azerbajxhani 8 1
FIFA i jep Shqipërisë 101-shin
Shqipëria po shkon poshtë e më poshtë në renditjen botërore të FIFA-s. Për muajin gusht ndodhemi në vendin e 101-të, nga të 100-ët që ishim në muajin korrik 2008. Ky është edhe pozicioni më i ulët që kemi pasur për vitin 2008. Në renditjen europiane ndodhemi gjithashtu, keq: në vendin e 42 nga 53 federata që aderojnë në UEFA. Gjithsesi duhet të ngushëllohemi me faktin se pas kemi Austrinë, që ishte finaliste e Kampionatit të fundit Europian, por në rolin e vendit organizator. Ndoshta në renditjen e muajit shtator do të vinë ditë edhe kohë të mira, pasi më 20 gusht do të luajmë kundër Lietenshtejnit (i 128-ti në FIFA, i 46-i në UEFA), ku formacioni kuqezi i drejtuar nga Ari Han patjetër që duhet të fitojë. Nga kundërshtarët e eliminatoreve të Botërorit 2010, Portugalia ndodhet në vendin e 9-të në FIFA dhe të 7-in në UEFA (asnjë lëvizje), Suedia (26, 17), Danimarka (36, 23), Hungaria (50, 29), dhe Malta (131, 47)
7 Gusht 2008