Pronat, priten dy mitingje në Himarë
E diela pritet të jetë e nxehtë dhe e tensionuar në Himarë. Deputeti i LSI-së Nikollaq Neranxi ka lajmëruar për një protestë bashkë me banorë dhe pronarë të ligjshëm të Himarës kundër kryetarit të bashkisë së saj, Vasil Bollano për grabitje të pronave të himarjotëve.
Qemal Biraku
Nga ana tjetër, përkrahës të Bollanos, të thirrur prej tij, pjesa më e madhe e të cilëve mbështeten nga organizata politike ‘Omonia’ do të kundërshtojnë ndarjen e pronave në fshatrat e Bregdetit. Qëllimet e kundërta të këtyre dy grumbullimeve, të cilat kanë në qendër të tyre pronat dhe kryetarin e Bashkisë së Himarës, Bollano, rrezikojnë të degjenerojnë në incidente mes palëve. Precedentë të mëparshëm, të cilët janë përdorur politikisht kanë sjellë jo pak probleme në këtë zonë. Vazhdimisht gjatë fushatave zgjedhore dhe ditët e votimit, në këtë zonë ka pasur incidente të rënda deri dhe plagosje fizike, të cilat kanë bërë xhiron e botës përmes mediave elektronike. Në të gjitha rastet, në drejtim të bashkisë së Himarës ka qenë vasal Bollano. I pyetur nga gazeta "Panorama", vetë Bollano u shpreh se në qendër të takimit të kërkuar prej tij do të jenë pronat në fshatrat e bregut. Sipas tij, ky takim, ku do të marrin pjesë shoqata "Omonia", përfaqësues nga Bashkia e Himarës, shoqata 'Bregdeti' si dhe banorë të zonës, do të jetë një diskutim 'fshatçe' për të gjetur zgjidhje, rreth problemit të ndarjes së pronave në këtë zonë. "Ky takim do të bëhet në bazë të një kërkese, që na ka dërguar më parë Komisioni shtetëror i Tokave, i cili na ka dhënë mundësinë për të diskutuar së bashku mbi mënyrën më të mirë e më të pranueshme të ndarjes së tokave në bregdet. Në këtë takim do të diskutohet dhe do të gjendet një formulë më e rregullt, më e drejtë dhe më e pranueshme për ndarjen e tokës për të gjithë banorët e bregdetit", u shpreh Bollano. Gjithashtu, sipas tij, Komisioni shtetëror i Tokës ka dhënë udhëzimet përkatëse për t'u ardhur në ndihmë të pranishmëve në këtë diskutim të gjerë, me qëllim për të dalë në një përfundim të pranueshëm dhe më të rregullt në ndarjen e tokave në bregdet". Kryetari i Bashkisë së Himarës, shprehet se në fund të këtij diskutimi 'fshatçe' do të ketë një dokument të firmosur nga të gjithë pjesëmarrësit. "Dokumenti përfundimtar do të firmoset nga përfaqësues të Bashkisë së Himarës, përfaqësues të shoqatës "Bregdeti", të shoqatës "Omonia", si dhe përfaqësues i komunitetit të zonës. Ky dokument do t'i dërgohet më pas Komisionit shtetëror të Tokave", u shpreh Bollano. Kryetari i Bashkisë Himarë u shpreh se: "ndarja e tokës në mënyrë jo të rregullt në bregdet ka krijuar problem në zonën e bregdetit, si pasojë kjo zonë nuk ka marrë zhvillimin e pritshëm dhe të dëshiruar për të gjithë, me ndarjen e tokës në mënyrë më të rregullt dhe më të pranueshme nga palët dhe komuniteti, kjo zonë do të marrë zhvillimin e menjëhershëm, sidomos në fushën e turizmit dhe të ndërtimeve si nga vetë banorët, por dhe nga sipërmarrësit vendas dhe të huaj, pra me ndarjen e tokës në bregdet do të hapet rruga e investimeve të mëdha përgjatë bregdetit", ka përfunduar Bollano.
Neranxi: Bollano, skenar për grabitjen e pronave
Deputeti i LSI-së Nikollaq Neranxi, sqaron arsyet e mitingut të 10 gushtit në Himarë dhe akuzat kundër Bollanos. Sipas tij, Bollano ka firmosur prishjet e shtëpive në Jalë dhe është i implikuar në interesat shumëpalëshe për grabitjen e trojeve bregdetare.
Zoti Neranxi përse do ta zhvilloni mitingun e 10 gushtit në Himarë?
Prej disa kohësh kam denoncuar një plan grabitjeje të tokave në brigjet e Himarës dhe konkretisht në Porto-Palermo, në brigjet e Llamanit, në Livadh, në Jalë, në Dhërmi, në Qeparo dhe në Palasë. Ky plan i maskuar fshihet prej pushtetit qendror të vendit dhe atij lokal. Në Himarë protagonisti i parë i këtij bashkëpunimi dhe bashkë firmosjeje në krim quhet Vasil Bollano, i cili njihet si kryebashkiak i qytetit që është vendlindja ime. Mjafton ky argument tronditës për të motivuar çdo lloj reagimi prej himarjotëve dhe trashëgimtarëve të këtyre pronave në Himarë.
Akuzoni dy pushtetet, qendror dhe lokal, më konkretisht cili është skenari që ju dini?
Ky skenar ka filluar që nga periudha e fundit e mandatit të parë si kryebashkiak të Vasil Bollanos, pasi ka firmosur shembjen e shtëpive, lokaleve, godinave dhe mjediseve të investuara në Jalë, dy vjet më parë. Më pas u fsheh kur banorët e Vunoit dhe Jalës u ngritën të paforcë për të mbrojtur pronat dhe tokat e tyre. Kur u rishfaq, u shtir sikur s'kishte dorë dhe s'dinte gjë. Sot së bashku me kryeministrin aktual operojnë në mënyrë të fshehtë, duke mashtruar me të ashtuquajturin plan studimi apo menaxhimi të zonës. Vasil Bollano u bindet disa urdhrave, të cilat nuk janë publikuar, duke e mbuluar këtë shërbim korruptiv me shtirjen si i 'besuari i Athinës", si "kryetari i Omonias", si greku që po sakrifikon për Himarën e të tjera dëngla e broçkulla si këto. Por himarjotët janë qytetarë, që kanë më shumë se kushdo tjetër shqisa, kur bëhet fjalë për pronat dhe trashëgiminë e truallit të tyre. Bollano, ka vetëm një alternativë, të zbardhë se deri ku shkon plani grabitës më tokat e himarjotëve, se çfarë do të bëhet me mrekullitë e bregdetit të jugut. Gazetarë shqiptarë dhe grekë kanë nisur investigimin e një lidhjeje të fshehtë mes pushtetarëve të Tiranës, Bollanos dhe dikujt në Athinë, të cilët në një lidhje të tillë do të shfrytëzojnë sipas skenarit të tyre, një kompani të huaj për të mbuluar grabitjen.
A ka pasur reagime solidarizuese me ju nga himarjotët? Pse nuk reagojnë shoqatat e bregdetit?
Më vijnë letra dhe e-maile të shumta nga himarjotët që ndodhen në emigracion. Në forume të ndryshme në internet, diskutohet fuqishëm për këtë problem. Disa shoqata janë bashkuar me reagimet dhe denoncimet e mia. Por ka edhe disa shoqata individësh, të cilat janë kapur peng nga Bollano dhe grupi i tij nepotik. Madje një drejtues i shoqatës "Bregdeti", që ka mbiemrin e tij, para pak ditësh u shfaq i penduar para meje, duke mu lutur të ndal këtë aksion qytetar, i cili do të vazhdojë më fuqishëm pas datës 10 gusht. Disa diplomatë më kanë kontaktuar për të qenë të informuar mbi gjithçka dhe siç e keni parë, shtypi përmes emrash të njohur të opinionbërjes dhe analizës po na mbështet fuqishëm.