Beja: Të gjithë profesorët do të kenë një pension suplementar
Pas akuzave të PS, reagon MASH: Zoti Rama mbyll sytë nëse të bezdisin inaugurimi i investimeve në shkolla
“Për personelin akademik me titullin shkencor, ‘Profesor’ dhe ‘Profesor i Asociuar’, ose ‘Drejtues Kërkimesh’ dhe “Mjeshtër Kërkimesh”, sot qeveria ka vendosur që të gjithë të marrin një pension suplementar, në një masë të konsiderueshme”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Fatos beja, pas përfundimit të mbledhjes së djeshme të qeverisë. Sipas kreut të Arsimit, ky është një vendim i shumëpritur, sipas kontakteve që unë kam pasur me profesoratin, me shumë profesorë të shquar, të cilët me dekada na kanë dhënë mësim të gjithëve, brezave të ndryshëm shqiptarësh, të cilët janë në prag të pensionit, ose përfitojnë ndërkohë që janë në pension. Të gjithë profesorët kanë të drejtë të përfitojnë një pension shtetëror suplementar, qoftë ata të cilët nuk kanë mundur të japin një kontribut suplementar, aq më tepër ata të cilët janë në funksion sot dhe do të kontribuojnë dhe në të ardhmen me një përqindje, siç veprohet me të gjitha rastet e pensioneve suplementare. Është një pension suplementar, i cili mund të shkojë deri në katër herë të pensionit bazë të pleqërisë, sipas ligjit përkatës. Ky është një lajm i gëzuar për të gjithë Profesorët dhe Drejtuesit shkencorë, për Profesorët e Asociuar dhe Mjeshtrit e Kërkimeve". Ministri Beja gjatë konferencës u bëri sërish thirrje studentëve të aplikojnë për kartat e reja të identitetit. “I ftoj përsëri të gjithë studentët të cilët nuk kanë një pasaportë për jashtë shtetit, - u shpreh Ministri, -të përfitojnë nga mundësia që kanë, të shkojnë pranë fakulteteve në të cilët studiojnë, të paguajnë vetëm 200 lekë dhe të marrin kuponin për të bërë kartën e identitetit. Është mirë që studentët të ushtrojnë detyrën e tyre të qytetarit, duke pasur një kartë identifikimi, që është e domosdoshme për çdo qytetar të gjithë vendeve evropiane. Kjo do të ishte njëkohësisht është edhe një kontribut individual, që si qytetarë të shkojmë të gjithë në zgjedhje". Ndërkohë po dje MASH ka reaguar ndaj akuzave të PS për ndërtimin e shkollave. Në përcartjen e madhe Edi Rama me zëdhënësen e tij Ledi Shkrelin apo Ledi lejet e ndërtimit, pasi ajo eshte e blere nga lejet e ndërtimit, protestoi, se pse ishin nxënësit kur u inauguruan 2 shkolla, njëra e ndërtuar e re dhe tjetra e rikonstruktuar në Durrës. Në gojën e kësaj zonje, Rama mund të vendosë çdo absurditet e trillim, mbasi e ka blerë me lejet e ndërtimit, që ndan me të shoqin e saj. Zonja Shamku është pjesë e kartelit të ndërtimit Rama, por duhet t’i shtrojmë një pyetje: Në qoftë se nxënësit e shkollave që inaugurohen nuk duhet të jenë të pranishëm në inaugurim, kush duhet të jetë? Ministria e Arsimit i thotë z.Rama po deshe, mund të mbyllësh sytë para ekraneve, që të mos bezdisesh nga inaugurimi i shkollave të ndërtuara e të rindërtuara, që në të gjithë vëndin janë 1012.