E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Duro: Ja kategoritë përfituese nga ndryshimi i skemës ekonomike

Skema e ndihmës ekonomike do të përfshijë shumë shpejt edhe kategori të tjera familjesh në nevojë. Përfitimi i kësaj skeme nuk do të ketë më vetëm kriterin ekonomik. Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro, tha sot se “ndryshimet e propozuara në skemë do të zgjerojnë kategoritë e përfituesve, kjo pasi në praktikë u vërejt se kishte lindur nevoja e garantimit të përfshirjes së disa grupeve të papërfshira në skemë”. Këto kategori, sipas Duros, do të përjashtohen nga llogaritja e të ardhurave, kur familjet në nevojë kanë si kryefamiljar njërin nga fëmijët për arsye të vdekjes së prindërve, ose kur njëri prej prindërve është dënuar, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton. Po ashtu, parashikohet të përfshihen ato familje që kanë si kryefamiljar një person me aftësi të kufizuara fizike e mendore, paraplegjik dhe tetralegjik ose invalid pune,  familjet që kanë si kryefamiljare nënën, ndërkohë që prindi tjetër nuk jeton; si kryefamiljar një individ që është mbi moshë pune dhe që nuk përfiton pension, si dhe kur anëtarët e familjes së tij janë mbi dhe nën moshe pune, të cilët nuk përfitojnë pension. Tre muaj më parë, me urdhër të Kryeministrit Berisha, filloi nga puna grupi ndërministror, drejtuar nga ministri i Punës, për të marrë në shqyrtim dhe për të propozuar ndryshimet përkatëse në Ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, me qëllim reflektimin e nevojës për garantimin e përfshirjes së disa grupeve si përfitues të ndihmës ekonomike. Grupi ndërministror është mbledhur disa herë dhe tashmë ka përfunduar draftin paraprak për ndryshimet e ligjit. Drafti, pas konsultimit me ministritë e linjës, është paraqitur për miratim në Këshillin e Ministrave

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›