E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Jemi drejt fundit të hetimeve për vrasjen e policëve në Kukës

Hetimet ndaj shtetasit Afrim Hasani, i akuzuar për vrasjen e punonjësve të policisë, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, në  23 mars 2009, në fshatin Shënmëri të Kukësit,  janë drejt fundit. Lajmi është konfirmuar sot nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat pohuan se grupi hetimor është duke realizuar procedurat e fundit hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.  Afrim Hasani u arrestua nga forcat speciale si autor i vrasjes me armë zjarri të punonjësve të policisë rrugore në detyrë, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila,  mbrëmjen e 23 marsit në fshatin Shënmëri,  Kukës.  Ndërkohë, sipas  hetimeve të deritanishme, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për një hakmarrje të Hasanit ndaj dy efektivëve të policisë lidhur me një padi penale të ngritur ndaj tij. Sipas grupit hetimor,  pak kohë para ngjarjes, Hasani ishte kallzuar  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës nga inspektorët Shkelzen Dobrushi dhe Ramazan Hila për veprën penale të "kundërshtimit të punonjësve të rendit" dhe "shkatërrim të pronës së tjetrit”. Afrim Hasani, me precedentë të mëparshëm penalë,  tashmë ndodhet i izoluar në dhomat e paraburgimit të Tiranës. Çështja ndaj tij pritet të dërgohet së shpejti për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›