E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Withers: Shqipëria i shiti Iranit armë eksplozive RDX?

SHBA dyshon se Shqipëria mund ti ketë shitur armë eksplozive Iranit. Në një kabllogram të posaçëm të ambasadorit John Withers i datës 15 korrik 2009, të botuar nga Wikileaks, bëhet e ditur dyshimi që mund të ketë qeveria amerikane në lidhje me shitjen e armëve RDX, eksploziv ekzogjen. Dokumenti i titulluar Meico dhe marrëveshjet për armët në Shqipëri, vërehet me shqetësim prezenca e eksplozivit ekzogjen, RDX, në Mjekës dhe kanë kërkuar që të hiqet. Burim tjetër, nga një specialist perëndimor konfirmon se gjatë viteve 90, mundësisht dhe përgjatë vitit 1999, Shqipëria i ka shitur eksplozivë RDX edhe Iranit. Në fakt, një kontejner me 150 tonë RDX ende ndodhet në fabrikën e Mjekësit dhe mban etiketën e shpërndarjes të destinuar për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Iranit, thuhet në kabllogramin e Withers. Më tej, ish-ambasadori amerikan në raportin e tij drejt Departamentit Amerikan të Shtetit shkruan se Ministria e Mbrojtjes Shqiptare bëri një hetim jozyrtar dhe konfirmoi se nuk i është shitur eksploziv Iranit. Burimet amerikane nuk ishin në gjendje të vërtetonin, të gjenin ndonjë provë nëse Shqipëria i kishte shitur Iranit armë RDX. Ekspertët amerikanë kanë shfaqur shqetësimet lidhur me praninë e eksplozivit ekzogjen (RDX) në Mjekës dhe kanë kërkuar që të hiqet. Drejtori i ndërmarrjes shtetërore të shitjes së armëve, MEICO, Granit Leka, thotë se as ai dhe as MEICO nuk janë përfshirë në përpjekjet për të shitur eksplozivin, thuhet në kabllogram. Sipas të dhënave, një firmë çeke dërgoi në vitin 2008, përfaqësues hungarezë dhe kosovarë për të pyetur për eksplozivin. Leka thotë se oferta iu duk joserioze dhe i ktheu mbrapsht. Por, përfaqësuesit bënë presion me anë të Ardian Shashajt, drejtor i buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes, për të kërkuar marrëveshje, duke anashkaluar MEICO-n. Pakti nuk është nënshkruar, por nuk është firmosur as urdhri për shkatërrimin e eksplozivit, siç u kërkuar nga këshilltarët amerikanë. Kabllogrami është nisur pothuajse një vit pasi Shqipëria u trondit nga tragjedia e Gërdecit. Kjo ka sjellë sipas drejtorit Leka dhe rënien e shitjen e armëve. Leka ka kërkuar ndihmën amerikane në sigurimin e shitjeve legjitime të armëve në Afganistan. Ne këshillojnë të mos jepet një ndihmë e tillë. Së pari ka shqetësime serioze lidhur me municionet shqiptare, që janë kryesisht sovjetike apo kineze të prodhuara 30 vjet më parë. Së dyti, përpjekjet për të shitur municion mund të nxisin hezitimin e stafit të Ministrisë së Mbrojtjes për të vazhduar demilitarizimin apo shkatërrimin e armëve, që është prioriteti ynë i sigurisë kombëtare për Shqipërinë, këshillon Withers në kabllogramin e tij. Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›