E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja në Morinë: Fokus tek integriteti dhe rritja e performancës së Doganës

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një vizitë pune në degën e Doganës Morinë, ku prezantoi kryetarin e ri të kësaj dege, Bardhyl Dervishi.

Gjatë vizitës, Beja inspektoi nga afër aktivitetin e degës dhe zhvilloi një takim me stafin doganor, duke vënë theksin te zbatimi i ligjit, profesionalizmi dhe integriteti në ushtrimin e detyrës.

Ai vlerësoi angazhimin e punonjësve të Doganës Shqiptare në pikën doganore të Morinës dhe kërkoi rritje të mëtejshme të performancës, si dhe përmirësim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe biznesit.

“Forcimi i kontrollit dhe standardeve profesionale mbetet prioritet për rritjen e eficiencës në pikat kufitare”, tha Beja.

1 nga 3

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›