E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejl preferon ligën spanjolle

Gareth Bejl dëshiron që në të ardhmen të luajë jashtë Anglisë. Ylli i Totenhemit e pranoi se preferon kampionatin spanjoll, për faktin se u përshtatet karakteristikave të tij. Ky është një sinjal i qartë për Realin e Madridit, që prej kohësh e kërkon me ngulm të sigurojë shërbimet e uellsianit. "Preferoj kampionatin spanjoll, sepse është shumë teknik dhe skuadrat e Primera Divizion e qarkullojnë mirë topin. Totenhemi ka hasur vështirësi kur është përballur me skuadrat spanjolle", - tha ai.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›