E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braziliani Paulinjo zgjedh Totenhemin

Mesfushori brazilian Paulinjo është një lojtar i Totenhemit. Skuadra angleze ka lëvizur shpejt në merkato, duke nënshkruar me lojtarin një kontratë që do të derdhë në arkat e Korinthiansit 20 milionë euro. Në fakt, oferta e skuadrës londineze qëndronte prej ditësh në zyrat e klubit brazilian, që edhe ai nga ana e tij kishte rënë dakord dhe priste vetëm miratimin të lojtarit. Vetë Paulinjo njoftoi lajmin se ka zgjedhur Totenhemin.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›