E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina del nga rruga, dy të plagosur rëndë

TIRANE - Në orët e para të ditës së mërkure dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e daljes nga rruga e mjetit me të cilin ata po udhëtonin. 

Aksidenti i rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 03:30 minuta pranë fshatit Bërzhitë.

Dy të plagosurit janë transportuar me makina të rasti për në Spitalin Ushtarak, ndërsa identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›