E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve prezanton Fernando Lorenten

Fernando Lorente prezantohet me bluzën e Juventusit. Gjatë prezantimit të tij, 28-vjeçari tha se "Zonja e vjetër" është skuadra e duhur ku do të arrijë të ringrihet si futbollist pas marrëdhënieve të tensionuara me ish-klubin e tij, Atletiko Bilbao. "Vendosa të nënshkruaja me Juventusin, sepse është skuadra më e rëndësishme që më ka kërkuar. Të jesh pjesë e kësaj skuadre është një ëndërr. Nuk më shqetëson shumë numri i golave që duhet të shënoj", - ka deklaruar Lorente.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›