Raduanska dhe Lisiçki kalojnë në gjysmëfinale të Uimbëlldonit
Agniezka Raduanska dhe Sabine Lisiçki, ashtu siç pritej, arritën të kalojnë në gjysmëfinalet e turneut të Uimbëlldonit. Tenistja gjermane Lisiçki e pati një shëtitje sfidën e saj ndaj estonezes Kaia Kanepi. Për më tepër, 23-vjeçarja tregoi se jo rastësisht kishte nxjerrë jashtë një raund më parë dhe pretendenten e kampionen në fuqi, Serena Uilliams. Gjermanja i fitoi të dyja setet me rezultat të ngjashëm 6-3. Më e luftuar ishte ndërkohë ndeshja mes Raduankas dhe kinezes Li Na, ku e para fitoi me rezultat 2-1.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)