Nishani: “Reforma në Drejtësi, mungesa e opozitës ka sjellë ngërç“
Ministri i Drejtësisë raporton në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e PD-së anashkalojnë tragjedinë e Gërdecit
Eljona Ballhysa
Mungesa e opozitës në Kuvend ka sjellë ngërç jo vetëm të punës së Kuvendit, por edhe të qeverisë. Kjo është vënë në dukje dje nga një prej përfaqësuesve të Ekzekutivit, që preket më shumë nga ky bojkot. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, është shprehur dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve se bojkoti i opozitës ka sjellë ngërç në miratimin e reformës në Drejtësi, që është edhe një ndër kushtet kryesore të ndërkombëtarëve. Nishani ka raportuar dje përpara deputetëve të PD-së për masat që ka marrë dikasteri që ai drejton për të përmbushur kërkesa që rrjedhin nga Progres-Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë. Ministri i Drejtësisë, ndërsa renditi një sërë projektligjesh që janë hartuar nga kjo ministri dhe që së shpejti do të depozitohen për miratim në Kuvend, vuri në dukje pengesën që sjell mungesa e opozitës në miratimin e tyre. Ai tha se këto ligje, pjesë të reformës në Drejtësi, nuk mund të miratohen pa votat e Partisë Socialiste. “Mungesa e opozitës në Parlament dhe angazhimet e saj në një sërë projektligjesh që janë hartuar me sugjerimet e tyre dhe janë depozituar për miratim në Kuvend, përbëjnë një ngërç të madh. Qëndrimi politik i opozitës ka arritur të bllokoje disa nga këto ligje të rëndësishme”, - u shpreh Nishani. Ndërkaq, si ministri i Drejtësisë, ashtu dhe deputetët e PD-së, kanë anashkaluar gjatë diskutimit tragjedinë e Gërdecit, e cila zë një pjesë të Progres-Raportit të KE-së. Në Progres-Raport thuhet se për të siguruar kredibilitet në luftën korrupsionit nevojitet proces i drejtë ndaj çdo personi, pavarësisht postit. Por kjo pikë u anashkalua nga Komisioni i Ligjeve.
Raportimi
Ministri aktual i Drejtësisë, Nishani, referoi në lidhje me ligjet e reja të miratuara nga Parlamenti vitin e fundit, si edhe ato që janë ende në projekt, që sipas tij, do të përmirësojnë ndjeshëm legjislaturën shqiptare dhe do t’u përgjigjen vërejtjeve të Bashkimi Europian në lidhje me Drejtësinë. Por Nishani kërkon opozitën në Parlament, pasi këto ligje themeltare miratohen me shumicë të cilësuar.
Sipas ministrit të Drejtësisë, janë tre projektligje të rëndësishme, pjesë e reformës në Drejtësi, që kërkojnë votat e opozitës. I tillë është projektligji “Për konferencën gjyqësore”, projektligji “Për organizimin e KLD-së”, si dhe projektligji “Për Gjykatën e Lartë”. “Lidhur me projektligjin ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë’ ka pasur një grup pune pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në përbërje të këtij grupi pune, krahas ekspertëve të Ministrisë, ishin ftuar edhe përfaqësues prej KLD-së dhe partnerëve ndërkombëtarë. Gjithashtu, pranë Ministrisë së Drejtësisë ka pasur një projekt asistence nga qeveria gjermane, nëpërmjet një eksperti gjerman për identifikimin e roleve që duhet të luajnë dy inspektoratet. Aktualisht Ministria e Drejtësisë është në fazën e analizimit të raportit të kësaj ekspertize. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë ka hartuar projektpolitikën dhe po punon për formulimet konkrete, si dhe pritet rithirrja e grupit të punës. Projektligji, ndër të tjera, do të synojë të përcaktojë qartësisht dhe saktësisht kompetencat e Inspektoratit të KLD-së dhe raportet e tij me Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë. Së fundi, Ministria e Drejtësisë është në përfundim të procesit të draftimit të projektligjit të ri “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”. Në përmbajtjen e tij projektligji sjell, në përputhje me frymën e Kushtetutës, pjesëmarrjen e të gjithë gjyqtarëve në të; përmirëson rregullat mbi organet drejtuese të Konferencës; përmirëson rregullat mbi buxhetin e saj, si dhe për herë të parë vendos rregulla mbi marrëdhëniet midis KGJK-së dhe anëtarëve të KLD-së, të zgjedhur prej saj”, - është shprehur ministri. Ai gjithashtu shtoi se Ministria e Drejtësisë ka përfunduar të gjithë kuadrin ligjor që normon shërbimin përmbarimor privat dhe pritet zhvillimi i provimit për përmbaruesit privat. Ministri vuri në dukje problematikën që ekziston me mungesën e ambienteve për zhvillimin e gjyqeve. Ai tha se kjo është një ndër prioritetet e Ministrisë për t’u zgjidhur në të ardhmen. “Përmirësimi i infrastrukturës në sistemin gjyqësor mbetet një prioritet për Ministrinë e Drejtësisë, të cilit do t’i kushtohet vëmendje e posaçme”, - është shprehur Nishani.
10 Nentor 2009