Bejruti i perfshire nga zia dhe protestat

Në Bejrut është përjetuar një ditë proteste dhe zie. Është zhvilluar ceremonia mortore e Visam al Hasan, kreut të shërbimit ët inteligjencës në Liban, i cili mbeti i vrarë nga një atentat të premten. Njëkohësisht ka pasur protesta në kuadër të ditës së zemërimit kundër Damasku, që gjithashtu vuan pasojat e një konflikti të përgjakshëm, me viktima që përgjakin tashmë prej muajsh vendin. Pak para fillimit të ceremonisë mortore, presidenti i Libanit Mikel Sleiman, ka vizituar selinë qendrore të policisë për të ngushëlluar kolegët dhe familjarët e gjeneralit al Hasan. Pas homazheve laike, trupi i pajetë u transferua për ceremoninë fetare në xhaminë e Al Amin, në sheshin e Martirëve, ku kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra persona që kërkojnë drejtësi për 8 viktimat e atentatit me autobombë.