E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm ne Wiskonsin vdesin tre persona

Një person ka hapur zjarr drejt një turme njerëzish pranë një qendre tregtare në Brookfield, Wisconsin. Mediat lokale bejne me dije se 3 persona kane humbur jeten dhe kater te tjere kane mbetur te plagosur. “Një burrë afro-amerikan, i gjatë dhe i shëndoshë”. Është ky identikiti për të dyshuarin, sipas rrjetit Fox Neës.
Autori bëhet e ditur se kishte dalë nga një makinë tip  Mazda e zezë, prodhim i vitit 2003. Më pas ai hapi zjarr në një sallon bukurie, aty ku kishte punuar bashkëshortja e tij. 
45-vjeçari Radcliffe Haughton është autori i masakrës. Policia e ka gjetur të vdekur brenda sallonit të bukurisë. 
Më 4 tetor, Houghton ishte ndaluar nga policia pasi kishte shpuar gomat e makinës së bashkëshortes së tij. 4 ditë më pas ai ishte urdhëruar të qëndronte përkohësisht larg të shoqes si pasojë e dhunës që ushtronte ndaj saj, pas vendimit të gjykatës së Miluokit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›