E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do ndihmoje Libanin pas shperthimit te se premtes

SHBA njoftojne se do të ndihmojnë në hetimet për shpërthimin me bombë që shkaktoi vdekjen e kreut të inteligjencës së brendshme të Libanit. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësja e DASH Viktoria Nuland.
Ajo tha se sekretarja amerikane e shtetit Klinton ka rënë dakord me kryeministrin libanez Najib Mikati që vendi saj do të ofrojë asistencë në hetimet për shpërthimin.
Clinton ka komunikuar me kryeministrin Mikati me telefon pas ceremonise mortore të Vissam al-Hassan, zyrtari i sigurisë, i vrarë të premten. Klinton theksoi angazhimin e palëkundur të Ëashingtonit për stabilitetin, pavaresinë, sovranitetin e sigurinë e Libanit, tha zëdhënësja e DASH.
Shpërthimi i së premtes i mori jetën Vissam al Hasanit dhe dy personave të tjerë, mes të cilëve një kalimtare e rastit. Përleshje të dhunshme shpërthyen në kryeqytetin libanez pas funeralit të tij të dielën dhe nga protestuesit, pati thirrje për largimin e kryeministrit. Policia përdori gazin lotsjellës dhe të shtënat paralajmëruese në ajër, kur turma tentoi të futej në zyrat qeveritare. Trazira u regjistruan gjatë natës edhe në qytetin verior të Tripolit, ku raportohet për tre të vrare.
Liderët opozitarë fajësojnë Sirinë për shpërthimin. 47-vjeçari Hassan kishte lidhje të ngushta me familjen Hariri, e cila njihet për qëndrimin e prerë anti-sirian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›