E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti ne LAquila denohen 6 shkencetare

Gjashtë shkencëtarë italianë dhe një ish zyrtar i qeverisë janë dënuar me 6 vjet burg për tërmetin vdekjeprurës në L’aquila në 2009. Një gjykatë rajonale i shpalli ata fajtorë për vrasje të shumëfishtë. Prokurorët thanë se të pandehurit kishin dhënë një deklaratë false para tërmetit, ndërkohë që mbrojtja ka mbështetur faktin se nuk ka mënyra për të parashikuar tërmetet. Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë shkatërroi qytetin e L’akuilas dhe shkaktoi vdekjen e 309 njerëzve. Gjykatësi Marko Billi dha vendimin pas një seance prej 4 orësh. 7 anëtaret e komisionit kombëtar për parashikimet dhe parandalimet e rreziqeve madhore, u gjykuan se kishin dhënë informacione jo të sakta, të paplota dhe kontradiktore”, për rrezikun e lëkundjeve, të cilat u ndjenë në 6 prill të 2009, citojnë mediat italiane. Në deklaratën përmbyllëse, prokuroria iu referua një dëshmitare, babai i së cilës vdiq nga tërmeti. Gjykata po ashtu kërkoi që tre pandehurit të paguajnë shpenzimet e gjyqit dhe dëmet nga tërmeti. Ende nuk është bërë e ditur nëse të pandehurit do të apelojnë vendimin. Çështja në fjalë ka alarmuar komunitetin e shkencëtarëve në Itali, të cilët janë shprehur se është gjykuar vetë shkenca. Më shumë se 5 mijë shkencëtarë kanë nënshkryuar një letër të hapur tek presidenti italian Xhorxhio Napolitano ku kanë shprehur mbështetje për të shkencëtarët e akuzuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›