E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejzade: Partizanin, ose te me shlyeje Elbasani

Sulmuesi i Elbasanit, Skerdi Bajzade, per "Koha Jone" flet ne lidhje me destinacionin e tij te ardhshem, ne vigjilje te pjeses se dyte te kampionatit. Gjate merkatos se janarit dy klube te Kategorise Superiore, Elbasani dhe Partizani jane perfshire ne gare, per te pasur sherbimin e tij. "Arusha" pranon nder te tjera se aktualisht eshte lidhur nje kontrate me ekipin e Elbasanit, e cila skadon ne fund te sezonit, por do te kerkoje prishjen e saj, ne rast se drejtuesit aktuale nuk do t'i shlyejne tera detyrimet qe kane karshi futbollistit. " E vertete eshte se kam nenshkruar nje kontrate me Elbasanin, e cila perfundon, si pjeses me te madhe te ekipit, ne fund te ketij edicioni. Kontraten e kam nenshkruar me presidentin, Arben Laze, ne fillim te kampionatit," - thekson Skerdi Bejzade -"Ne rast se drejtuesit aktuale te Elbasanit deshirojne te me mbajne deri ne fund te kampionatit, sic kane deklaruar ne baze te kontrates qe kam nenshkruar ne fillim me presidentin, atehere le te me paguajne te gjitha detyrimet e gjysmes se pare te kampionatit". Ne te kundert, nese Bejzade do te paguhet plotesisht, thote se ka te drejte te prishe kontraten aktuale dhe te mendoje per ekipin e ardhshem, sipas rregullores. Per pjesen e dyte te gares, pa u shlyer, sulmuesi thekson se nuk do te vazhdoje te luaje per Elbasanin. Madje gjate ketyre diteve, sulmuesi tiranas, po mendon edhe per ndonje ekipin tjeter. Bejzade thekson se ka disa kohe qe ekziston deshira per t'u larguar, pasi eshte edhe ne planet e Partizanit, qe e kerkon me ngulm, per vete pozitat e veshtira te ketij ekipi dhe me te cilin ka luajtur disa sezone me pare. "Me pare duhet te zgjidh problemin me Elbasanin, por besoj se shume shpejt, do te zgjidhet gjithcka dhe do te vendos perfundimisht," - shprehet Bejzade. Gjate ketyre diteve sulmuesi i Elbasanit, eshte takuar serish dhe me presidentin e Partizanit, Albert Xhani. Palet kane diskutuar per te arritur nje marreveshje, me qellim qe 32 vjecari te jete pjese e te kuqve, ne vijim te ketij kampionatit. Bejzade, i pyetur ne lidhje me kontaktet qe ka pasur kohet e fundit me presidentin e Partizanit, per ndonje kalim te mundshem dhe sa e realizueshme mund te jete kjo ne rast se bie dakord, pohon se ne rast se shkeputet nga Elbasani do te jete pikerisht ekipi kryeqytetas, distinacioni i tij i radhes.

Pakenaqesite

Pothuajse tere jabanxhinjte e Elbasanit, qe nuk jane shlyer plotesisht pas perfundimit te fazes se pare, kane shprehur pakenaqesi. Gjithsesi, keto dite klubi i Elbasanit ka mundur te likuidoje nje pjese te mire te detyrimeve, me qellim qe ta mbaje kontingjentin aktual.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›