E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prehja juaj ne paqe, eshte ngushellimi yne ne jete

Me rastin e 5-vjetorit te tragjedise se Karaburunit me 09 janar 2004

Nikolle Nilaj

U mbushen pese vjet, kur me 9 Janar 2004 Veriu i Shqiperise u perfshi ne nje tragjedi dhimbjeje te tmerrshme, kur qyteti i Shkodres dhe rrethinat e saj u veshen ne zi nga humbja e 20 djemve dhe vajzave, qe s'u kthyen me te gjalle dhe tete prej tyre, qe nuk u kthyen as te vdekur. Ajo nate e 9 Janarit hyri ne histori si nje nate kobzeze, qe nuk mund te perseritet me. Bilanci i saj ishte tragjik dhe i tmerrshem. Njezet e nje te vdekur, njembedhjete te mbijetuar dhe tete te humbur. Ne terrin e asaj nate te zeze me shtrengate e stuhi, nje gomone me kapacitet 6-8 vete kishte ne bordin e saj 37 djem dhe vajza nga veriu i Shqiperise dhe 3 skafiste vlonjate qe udhetonin drejt Italise per nje jete me te mire.

Pa bere asnje ore udhetim, gomonia e vdekjes peson nje avari te pariparueshme ne motor, ketij defekti i shtohet edhe mbipesha gjashte here me e madhe se kapaciteti. Lajmi per kanosjen e rrezikut te vdekjes bie si bombe te te rinjte. Fillon paniku, zhurma dhe rremuja. Nepermjet telefonave celulare mundohen te kapin te afermit e tyre per tu treguar se po vdisnin ne det, jo shume larg brigjeve shqiptare. Ata kerkonin ndihme: U mbytem more, hajeni na shpetoni, jemi vetem 4-5 milje larg Karaburunit. Zera te tmerruar ne tmerrim e nates erdhen nepermjet valeve te televizionit qe transmetoi tek shqiptaret parandalimin e nje tragjedie ne det. Ne mes te detit, ne terrin e nates se zeze, pa asnje shprese shpetimi jane 40 shpirtra te harruar qe kerkojne ndihme por shume pak kilometra larg tyre shteti fle gjume. Ne keto kushte, media percjell per te disaten here alarmin tek shqiptaret, por per ore te tera ka vetem heshtje, hutim dhe moskokecarje.

Opozita shqiptare ka ardhur ne Vloren e prekur nga tragjedia. Ata perjetuan castet e dhimbjes me familjaret. Mikrofonat e tyre bene fajtore dhe pergjegjes per kete tragjedi qeverine e asaj kohe. Dhe ky ishte nje fakt real, por fatkeqesisht vetem kaq. Kalojne ore te tera ankthi dhe pritje. Tashme ka nje rritim te njerezve dhe asgje te sakte. Jepen statistika njerezish, gomonesh, por pa ndonje rezultat konkret. Shteti, strukturat e policise, te prokurorise dhe te rendit, rrine te strukur. Me ne fund merret vesh se nje anije italiane i eshte afruar gomones. Bilanci eshte 21 te vdekur, 11 te mbijetuar. Askush se di numrin e sakte te viktimave por ne gomone kaq jane. Familjaret flasin per shume me teper se kaq. Dhe vertet asnje e dhene per tete te zhdukur.

***

Vetvetiu lind pyetja, ku qendron shteti, ku eshte pergjegjesia e tij per te zbatuar ate nen te Kushtetutes qe jeta e cdo qytetari mbrohet me ligj? Perse persona me pak pergjegjesi te marrin persiper papergjegjshmerine e nje shteti te papergjegjshem? U mbushen pese vjet dhe per kete ngjarje te 9 janarit vetem stuhi propagandistike, mbyllje dyersh te institucioneve. Perdoret nje politike traumatizuese qe ne vend te shprehjes se zbutjes se

problemeve te tyre ekonomike, ne vend te demshperblimit te jetes se te humburve, u mbyllen dyert, u privohen te drejtat.

Nje pyetje tjeter qe lind eshte se perse Avokati i Popullit, te Drejtat e Njeriut, Gjykata e Tiranes e shkalles se pare, Prokuroria e Tiranes, u larguan apo dhane doreheqje nga "9 janari". Ne kerkuam qe "9 janari" te zbardhej me korrektesi per t'u treguar shqiptareve se kjo rruge per te cilen kaluam ne eshte e gabuar dhe ka pasoja. Menduam te zbardhim nje drejtesi qe shqiptaret mos te mbyten neper gomone por te integrohen ashtu si te gjithe popujt te Evropes. Na cudit nje fakt qe opozita e atehershme, kreret e se ciles sot jane ne tre vendet kyce te drejtimit te shtetit, se si nuk e mbajten fjalen e dhene se do te zbardhin "9 janarin" dhe do te nxirrnin ne pah pergjegjesite.

(*) Familjar i viktimave te 9 janarit 2004

Botuar me shkurtime


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›