E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denoncuar nga shteti: Si Tom Doshi i shpetoi hetimit

TIRANË - Deputeti i Partise Socialiste Tom Doshi, nuk ka asnje dosje penale ne Prokurorine e Pergjithshme. Te dyja akuzat ne ngarkim te Doshit, jane amnistuar. Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme bene me dije dje per gazeten "Koha Jone", se kallezimi penal i bere nga Drejtoria e Pergjithshme e Pastrimit te Parave, akuzonte Doshin per dy vepra penale, ate te "pastrimit te parave" dhe "deklarimit te rreme te pasurive". Sipas Prokurorise se Pergjithshme, akuza e pare, ajo e "pastrimit te parave" nuk parashikohet nga ligji, pasi ne periudhen kur ka ndodhur kjo veper penale, ky ligj nuk ka ekzistuar.

Ndersa akuza e dyte, per te cilen nisi verifikimet Prokuroria e Pergjithshme, ishte ajo e deklarimit te rreme, e cila mesohet te jete amnistuar per vitet 2005-2006. Nga te dhenat e mberritura ne prokurori nga ana e Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive, per vitin 2007 deputeti, kishte bere deklarime te sakta. Kjo ka qene dhe arsyeja qe ndaj Doshit nuk ka nisur asnje hetim dhe nuk eshte regjistruar dosje penale. Denoncimi ndaj Doshit u depozitua nga Drejtoria e Pergjithshme e Pastrimit te Parave, e cila e akuzonte deputetin se posedonte nje pasuri prej 1.5 milione dollare amerikane, prejardhja e te ciles nuk behej e ditura. Ndersa nga ana tjeter ai posedon disa apartamente, vlera e te cilave eshte me e larte se te ardhurat e tij. R.Caushaj

Hetimet

Prokuroria e Pergjithshme beri me dije se, nuk eshte regjistruar asnje hetim per deputetin e Partise Socialiste, pasi nuk ka asnje veper penale. Sipas Prokurorise se Pergjithshme, regjistrimi do te kryhej nese do te ishte konstatuar shkelje ligjore nga ana e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›