E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, mbyllen shkollat ne 3 Qarqe

Zevendeskryeministri Genc Pollo mbledh gjysmen e kabinetit qeveritar per te diskutuar situaten kritike pas rikthimit te reshjeve te debores dhe izolimit te zonave te thella malore ne Veri dhe Juglindje te vendit. Ne cilesine e kreut te Shtabit te Emergjencave ai ka thirrur per raport gjashte ministra: Bujar Nishani, Sokol Olldashi, Fatos Beja, Jemin Gjana, Anila Godo, Lufter Xhuveli. Te pranishem kane qene edhe Shefi i Shtabit te Ushtrise, Maksim Malaj, i emergjencave, Alfred Olli, i Policise se Shtetit, Ahmet Premci, e te energjise, Ymer Balla dhe Sahit Dollapi. Gjashte automjete te Xhenios jane vene ne dispozicion per hapjen e segmentit Puke-Fushe Arrez-Shen Meri-Kukes, Rreshen-Lure, Bulqize-Maqellare dhe komunat e Librazhdit. Diten e sotme pritet qe te ngrihen edhe 6 shtylla te tensionit te larte, 110kv, te rrezuara nga furtuna ne segmentin Lezhe-Bushat. Ministria e Arsimit dhe Shkences kerkoi shtyrjen e afatit per hapjen e shkolles ne disa zona, deri ne daten 12 janar te ketij viti. Behet fjale per shkollat e rrethit te Dibres, ne Fan, 16 shkolla ne komunat Kolsh, Malzi, Zapod, Ujmisht, Bushtrice, Gryke-Caje e Arren te Kukesit, 7 shkolla ne komunat Golaj, Perollaj, Kostur, Tregtan, Metaliaj, Gjinaj, Kishaj te Hasit dhe 6 shkolla te komunes Shmill ne Elbasan. Me 12 janar do te nise procesi edhe ne 20 shkolla ne komunat Margegaj, Bytyc, Tropoje, Llugaj, Fierze, Bujan e Lekbibaj te Tropojes, kurse ne Librazhd do te pezullohet mesimi ne gjysmen e rrethit. Ministrise se Shendetesise i eshte kerkuar furnizimi me ilace, i te gjitha qendrave shendetesore qe jane te izoluara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›