E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekam i fut frikën titullarëve

 Sezonin e kaluar u prit me madhështi nga tifozeria kuqezi, por sivjet ai shihet si shpëtimtari, ose më saktë si cilësia që i mungonte Milanit për të synuar fitimin e titullit në kampionat dhe Ligës së Kampioneve. Por nëse Devid Bekam shton optimizmin në radhët e fansave të “djallit”, mbërritja e tij në Milano ka vënë në alarm të gjithë mesfushorët kuqezinj, sepse anglezi, ashtu sikurse në vitin e kaluar ka treguar se është i aftë të mbulojë çdo pozicion në mesin e fushës. Një fakt të tillë e ka konstatuar edhe trajneri Leonardo nga stërvitjet e Devid Bekamit, pavarësisht se nuk e ka stërvitur në sezonin e shkuar. Gjithsesi, tani, Pirlo, Ambrozini, Sedorf, Gatuzo dhe aq më shumë Flamini nuk ndihen më aq të sigurt për të pasur më shumë hapësirë në ekipin e Leonardos. “Spice Boy” është një element shumë cilësor që i shtohet skuadrës së Milanit dhe natyrisht që të gjithë presin shumë prej tij. Por eksperienca e kaluar e Bekamit bën të gjithë të shpresojnë për suksese të mëdha. Sikur të mos mjaftonin vetëm cilësitë e lojtarit, është edhe fati që mbështet mesfushorin anglez, i cili në ndeshjen e tij të parë të 2010-ës do të gjejë përballë Xhenoan (në “San Siro” Bekam me 99 për qind do të luajë që nga minuta e parë), skuadër së cilës i ka shënuar një super-gol me goditje dënimi në sezonin e kaluar, pikërisht në “San Siro” dhe në një distancë pothuajse njëvjeçare, të gjithë tifozët kuqezinj urojnë të shohin një tjetër super-gol të Devid Bekamit, ndërkohë që Leonardo do të kënaqej me një fitore dhe një paraqitje të mirë të futbollistit anglez dhe të të gjithë skuadrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›