E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato refuzon Realin, fton Kaka sërish te Milani

 Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Milanit, Aleksandre Pato ka bërë të ditur se nuk do të shkojë te Reali dhe se fton edhe Kakanë që të rikthehet tek Milani. Një Pato anti-galaktik. Braziliani hedh poshtë çdo spekulim mbi një largim te Real dhe kërkon “Topin e Artë” me Milanin. “Objektivi im primar është të jap maksimumin me Milanin, si dhe të fitoj gjithçka që mund të fitohet në botën e futbollit. Vetëm në këtë mënyrë mund të shndërrohem në futbollistin numër një në botë dhe të fitoj “Topin e Artë”, një ëndërr personale që shpresoj ta realizoj”, ka thënë futbollisti. Mbi mënyrën e tij të luajturit atij brazilian u shpëton shumë bukur pyetjeve të gazetarëve, të cilët i kërkojnë të bëj një krahasim ndërmjet skemave të Ançelotit me ato të Leonardos: “Unë bëjë gjithmonë atë që më kërkon trajneri. Unë u jam bindur gjithmonë dëshirave dhe vullnetit të trajnerëve që më kanë stërvitur”. Pato është një djalë që ecën me këmbë në tokë, dhe kjo kuptohet qartë nga dëshira e tij për të përmirësuar akoma më shumë performancën e tij: “Personalisht mendoj se kam vend për të përmirësuar akoma më shumë në lojën time, por po punoj për të perfeksionuar gjithçka. Falë kampioneve që më rrethojnë si Ronaldinjo, Sedorf, Inzaghi dhe shumë të tjerë besoj se shumë shpejt do arrijë perfeksionimin tim. Pse mbaj mbi shpatulla numrin 7? Sepse ai është numri im i fatit, por gjithashtu edhe 11, numrin që idhulli im Ronaldo ka mbajtur te Reali i Madridit. Po për ofertën e Realit të Madridit çfarë mendoni (63 milionë euro)? Nuk e di nëse ajo është e vërtetë, por unë jam shumë i lumtur te Milani dhe dua të fitoj gjithçka me këtë fanellë. Reali i Madridit nuk më tundon”. I pyetur se kështu mund të ketë mundësinë të ndjekë gjurmët e shokut të tij Rikardo Kaka, Aleksandre Pato e mbyll me një batutë: “Do më pëlqente shumë të luaja sërish përkrah Kakasë, por gjithmonë duke mbajtur mbi shpatulla fanellën e Milanit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›