E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, alarm për bombë në ndërtesën e qeverisë

Prishtinë -Në ndërtesën e qeverisë së Kosovës, është dhënë sot një alarm për bombë. Deri në këto momente nuk dihet ende saktësisht për ngjarjen, por të gjithë personat që ishin brenda ndërtesës së qeverisë janë evakuuar. Gjithashtu, një tjetër alarm për vënie bombe është përhapur edhe në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Forcat e EULEX-it kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po hetojnë rreth alarmit të dhënë. Të gjithë punonjësit, nuk lejohet të hyjnë brenda ndërtesës, derisa të sqarohet situata.

Policia e Kosovës u njoftua me anë të një e-maili për vendosjen e 3 mjeteve shpërthyese ne Kryeministri, ndërtesën e Kuvendit dhe Ministrinë e Shërbimeve Publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›