Bekami qëndron tek Milani deri në fund të qershorit
Milano - David Bekam do të qëndrojë në gjirin e Milanit deri në fund të qershorit. Kështu shkruan e përditshmja lokale e Los Anxhelosit, Cbs. Ylli i futbollit anglez do të shkojë në fillim të korrikut në skuadrën amerikane, dhe në vitin 2010 do të rikthehet në Itali. Sipas kësaj gazete, ky operacion do të mbahet sekret deri në fund të javës. Los Anxhelos Galaksi mësohet se do të marrë nga klubi i Milanit 10 milion euro.
Në këtë mënyrë skuadra e Los Anxhelosit nuk rrezikon të humbasë simbolin e saj, David Bekam, dhe njëkohësisht, përmbushet edhe dëshira e futbollistit, i cili kërkon ta mbyllë këtë sezon në Europë.
Rreth kësaj lëvizjeje, administratori i Milanit, Adriano Galiani, nuk jep asgjë konkrete, duke deklaruar: “Jemi duke punuar si gjithmonë për të arritur një marrëveshje me Los Anxhelos Galaksin”.