E Diel, 1 Nëntor 2026

Ëndrra e brazilianit Diego mbetet ekipi i Juves

Ekipi i ëndrrave për brazilianin Diego është Juventusi. Këtë gjë e deklaron vetë babai i futbollistit, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i tij. Diego është vënë në shenjestrën e Juventusit prej disa kohësh, dhe goditja përfundimtare pritet të ndodhë në merkaton e verës.

“Djali im e preferon skuadrën e Juventusit. Me fanellën e këtij klubi ai mund të arrijë të fitojë ‘Topin e Artë’. Ëndrra e tij është të luajë me një klub me të cilin mund të fitojë edhe Ligën e Kampioneve. Do të ishte shumë i lumtur nëse Juventusi fillon bisedimet me klubin e Verder Bremenit”, deklaron për Tuttosport Da Cunha.

Shërbimet e Diegos kërkohen edhe nga skuadrat e Realit të Madridit, Interit dhe Mançester Sitit. Më përpara qëndron skuadra e Juventusit, të cilën e pëlqen edhe vetë futbollisti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›