Tifozet e futbollit, “sakrifice” ne kohe krize
Sep Blater konfirmoi se edicioni i 19-te i Kupes se Botes qe po zhvillohet ne Afriken e Jugut ka vertetuar te kunderten e atyre, qe dyshonin se mund te shkoje keq. Kritiket parashikonin se gjate ketij muaji tifozet nuk do te udhetonin deri ne Afriken e Jugut, sepse kostoja e udhetimit ishte e larte dhe kriminaliteti ne kete vend konsiderohej nje problem shqetesues. FIFA pranoi se nuk ka ecur aq mire puna ne lidhje me shitjen e biletave, por nga ana tjeter u eshte pergjigjur kritikave, duke thene se: - “Me shume se 500,000 tifoze kane ardhur ne Afriken e Jugut dhe shume prej tyre flasin per paraqitjen e mire te skuadrave ne keto finale. Transmetimi direkt u ka ardhur ne ndihme miliona te tjereve, te cilet nuk kane pasur mundesi qe te udhetojne deri ne Afrike,” - tha Sep Blater. - “Jam shume i lumtur, si president. Shpresoj qe te jem i lumtur deri ne fund te javes tjeter, kur te mbyllet Boterori.” Sep Blater theksoi se edhe disa politikane te rendesishem te kontinentit evropian, duke perfshire Angela Merkel, kane udhetuar deri ne Afriken e Jugut, per te ndjekur ndeshjet e ketij Boterori.