Bekenbauer: Gjermania e sotme, e ngjashme me kampionen ‘90
Franc Bekenbauer beson se Gjermania eshte duke perjetuar nje moment te shkelqyer. Teksa skuadra gjermane po vijon pergatitjet, per t’u perballur me ekipin e Spanjes ne gjysmefinale te Kupes se Botes, gjermanet, pavaresisht se kane nje ekip me moshe mesatare rreth 25 vjec, pretendojne te kalojne ne finale. - “Gjermania nuk ka luajtur kurre me pare, ne kete menyre,” - theksoi Franc Bekenbauer, i cili drejtoi ekipin gjerman drejt triumfit te Kupes se Botes, 1990. - “Menyra si kane luajtur lojtaret tane, stili i lojes se tyre, ka qene fantastike. Te gjithe levizin ne fushe dhe i presin topat. Shpirti i ekipit tone eshte i jashtezakonshem. Askush ne Gjermani nuk e parashikonte ekipin, se do te paraqitej dhe do te luante kaq mire. Lojtaret e meritojne ne radhe te pare, kete sukses. Duhet te kthehesh 20 vjet pas, per te pare nje skuader kaq te e forte, si kjo e Gjermanise qe po luan ne Afriken e Jugut, ” - theksoi Franc Bekenbauer. - “Ishte historike arritja ne gjysme-finale. Ne nuk kemi ndonje lojtar te tille si Pele, por ne nje sens te gjithe jane te gatshem per ta fituar betejen. Me te gjithe kapacitetin e vet, ekipi eshte perqendruar totalisht para finaleve te Kupes se Botes,” - tha Bekenbauer. Legjenda e futbollit gjerman rezervoi nje vleresim special per mesfushorin Bastian Shvainshtaiger, i cili ka luajtur nje rol vendimtar ne Boterorin e Afrike se Jugut. Ai la pershtypje te vecanta gjate ndeshjes Gjermani-Argjentine,” - shtoi Bekenbauer. Kete vit skuadra gjermane eshte prezantuar me nje sere elementesh multi-kulturale, me origjine nga vende te tjera, si Polonia, Turqia, Gana dhe Brazili. Bekenbauer e perkufizoi Gjermanine e ketij Boterori, si nje ekip me “fytyre te re”. - “Kjo skuader shfaqi nje fytyre tjeter. Gjermania duhet te falenderoje lojtare si (Mesut) Ozil, (Sami) Khedira dhe (Jerome) Boateng, te cilet edhe pse nuk kane lindur ne Gjermani, kane nje pasaporte gjermane.” Gjermania ka arritur te kualifikohet per here te fundit ne finalen e nje Boterori, ne vitin 2002.
A. Muraci