E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet gjysmefinaliste, pikat e forta e te dobeta

Ndeshjet gjysmefinaliste te Kupes se Botes, Holande - Uruguai dhe Gjermani- Spanje do tw pwrcaktojnw sot dhe neser dy skuadrat finaliste qe do te luajne finalen e 11 korrikut.
Holande - Uruguai, Kejp Taun (sot)
Uruguai ka te dhena me te mira nga te gjitha ekipet e tjera pjesemarrese ne finalet e Kupes se Botes. Nje vend me popullsi prej 3.5 milione banoresh ka fituar dy kupa bote (1930 dhe 1950), dhe ka shkuar dy here te tjera ne gjysmefinale (1954 dhe 1970). Holanda eshte ekipi i vetem qe i ka humbur dy finale radhazi (1974 dhe 1978). Holandezet kane arritur edhe ne nje rast tjeter, ne gjysmefinale, (1998). Parashikimet
Nga euforia e kualifikimit ne gjysmefinale, kthimi ne shtepi per ekipin tone mund te duket i pabesueshem,” - theksoi trajneri holandez, Bert van Marvijk. Mbi 20,000 mije holandeze ndodhen ne Kejp Taun, ne pritje te ndeshjes. Trajneri i Uruguait, Oskar Tabarez eshte i ndergjegjshem me forcen e ekipit kundershtar. - “Holanda eshte skuader favorite per te fituar ndeshjen. Do te jete e veshtire, por jo e pamundur per ekipin tone,” - tha Tabarez.
Pikat kyce
Te dyja ekipet jane kujdesur deri tani ne lojen e tyre mbrojtese. Holanda ka pesuar vetem tre gola, ne pese ndeshje. Uruguai ka pesuar vetem dy gola, deri tani. Kjo ndeshje mund te varet edhe nga loja kreative e dy lojtareve kryesore, Uesli Shnajder apo Diego Forlan. Te dy lojtaret me te mire ne secilin kamp vrapojne shume dhe gjithashtu realizojne pasime te sakta.
Vendimet kyce
Skualifikimi i mesfushorit holandez Nigel de Jong mund te sjelle zevendesimin nga Sijn Skars. Mendohet se Holanda do te zbrese ne fushe me nje ekip sulmues, sepse Rafael van der Vart eshte akoma ne pritje. Uruguai duhet te gjeje pasuesin e Luis Suarez, i cili u ndeshkua me karton te kuq, ne kohe shtese, gjate ndeshjes me ekipin e Ganes.

Gjermani - Spanje: Durban, (neser)
Historia e Spanjes ne finalet e Kupes se Botes eshte e varfer. Arritja e tyre me e madhe eshte realizuar ne finalet e Kupes se Botes 1950, vit kur Kampionwt e Evropws nw fuqi shkuan deri ne gjysmefinale. Ecuria e tyre ne Boterorw nuk mund te krahasohet me historine e Gjermanise. Skuadra gjermane e ka fituar tre here titullin dhe eshte kualifikuar 12 here ne gjysmefinale te Kupes se Botes.
Parashikimet
Nje ekip rival si Gjermania na motivon te luajme me mire se ndaj Paraguait,” - thote David Vila, i cili ka shenuar plot pese gola deri tani. Ai ka shprese se Spanja mund te shenoje nje fitore edhe ndaj ekipit me te mire te ketij turneu. Gjermania mund te jete mw e qete, sepse lojtaret e saj te rinj kane ambicie te medha.
Pikat kyce
Ksavi eshte lojtari me i mire ne bote, me pasimet e topit. Ai mund te jete problemi i mesfushes se Gjermanise. Bastian Shvainshtaiger, i cili ka zhgenjyer shpesh me fanellen e Gjermanise, ka mundur te tregoje vlerat e tij me te larta ne keto finale.
Vendimet kyce
Joakim Lev ka pasur me pak shqetesime deri tani. Vetem Tomas Muler eshte perjashtuar dhe ne vend te tij ka te ngjare qe te luaje Trokovski. Spanja mund te vendose mes dy lojtareve me emrin Fernandos: Torres ende nuk e ka gjetur rrugen e rrjetes.
A. Muraci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›