E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lev: Spanja ka “Mesi te ndryshem” ne ekip

Trajneri i Gjermanise Joakim Lev ka paralajmeruar para ndeshjes gjysmefinale, se Spanja ka disa “Mesi te ndryshem” ne perberje dhe shton se kampionet e Evropes do te kalojne testin mw te veshtire, para se te pretendojne te shkojne ne finalen e 11 korrikut. Tre here kampionet e botes kane qene ekipi me spektakolar i ketyre finaleve, duke realizuar 13 gola. Ata kane eliminuar ekipe, si Anglia dhe Argjentina. Nen drejtimin e Maradones, Argjentina, edhe pse ne perberje kishte lojtarin me te mire ne bote, Lionel Mesin, u mund me rezultatin 4-0, nga Gjermania. Trajneri Joakim Lev theksoi: “Spanja mbetet nje favorite natyrale e Kupes se Botes. Ata nuk kane vetem nje Mesi ne ekip, por disa lojtare te ngjashem me Mesin. Ata kane ne perberje futbolliste te shquar, te cilet mund te fitojne ndeshjen, ndaj duhet te kemi kujdes te madh. Spanja ka nje ekip qe ben shume pak gabime. Gjermania duhet te luaje me shume force, qe ta detyroje Spanjen per te bere me shume gabime,” - tha Joakim Lev. Gjermania eshte mundur 1-0, per here te fundit ne finale te Euro 2008, nga ekipi spanjoll. - “Ne vitin 2008, nuk ka asnje dyshim se Spanja ishte ekipi me i mire i turneut. Ata kane shfaqur nje futboll impresionues dhe kane luajtur ne nivele te larta. Keshtu kane qene vertet te vecante,” - theksoi Joakim Lev. - “Por tani situata eshte krejt ndryshe. Ne po ashtu kemi ndertuar nje ekip me te mire dhe kemi arsye per te besuar se mund t’ia dalim mbane,” - perfundoi trajneri i Gjermanise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›