Dunga, vjen shkarkimi zyrtar
Trajneri dhe stafi qe drejton Brazilin, ne finalet e Kupes se Botes “Afrika e Jugut 2010” jane shkarkuar zyrtarisht gjate dites se djeshme, pas humbjes se pesuar nga ekipi i Holandes, ne finalet e Boterorit. Lajmin e ka zyrtarizuar gjate dites se djeshme Federata Braziliane e Futbollit. Pavaresisht golit qe shenoi Robinjo, ne pjesen e pare te ndeshjes, Holanda zhvilloi nje pjese te dyte me te mire dhe shenoi dy gola, cka i siguruan kualifikimin, ne raundin tjeter.
- “Ne perfundim te nje cikli per ekipin tone, qe nisi ne Gusht te vitit 2006 dhe e mbylli me eliminimin e skuadres ne finalet e Kupes se Botes Afrika e Jugut, stafi drejtues nuk do te vazhdoje me tej,” - njoftonte Federata Braziliane e Futbollit. Nje trajner i ri do te emerohet ne fund te ketij muaji ne krye te ekipit. Ish lojtari i Brazilit, Mano Menezes, trajneri i Milanit Leonardo dhe Uonderli Luksemburgo jane konsideruar si pasuesit e mundshem te Dunges. Luiz Felipe Skolari, i cili drejtoi Brazilin drejt titullit te peste te Kupes se Botes ne vitin 2002, u fol se do te ulej ne vend te Dunges, por papritur ai ka marre drejtimin e ekipit te Palmerias. Ne vitin 2014, Brazili do te organizoje finalet e Kupes se Botes per here te dyte, pas vitit 1950.