E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekham: E dua futbollin, do rri në Milano

 

“Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për të ardhmen time”. Devid Bekham po pret me padurim të martën, ditë në të cilën drejtuesit e Milanit dhe ata amerikanë të Galaksit duhet të mbyllin përfundimisht marrëveshjen. Të gjithë, duke filluar nga anglezi shpresojnë në një fund të lumtur të kësaj telenovele që do t’i lejonte “Spice-Boy”-it të vazhdonte karrierën e tij italiane. “Unë dua të qëndroj te Milani – thekson Debid Bekham pas ndeshjes me Kaljarin – Nuk kam marrë asnjë lajm nga Galaksi, por kjo nuk do të thotë që nuk pres përgjigje pozitive nga Amerika. Sigurisht që dua të qëndroj në Milano edhe për të bindur Kapelon, por unë e adhuroj futbollin ndaj dua të vazhdoj këtu karrierën time”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›