Mançester Siti frenon Liverpulin
Liverpuli përjetoi një tjetër sfidë ferri në “Anfield Road” ditën e djeshme, teksa arriti të marrë vetëm një pikë përballë Mançester Sitit. Me këtë rezultat, të besuarit e Rafael Benitezit i largohen edhe më shumë ëndrrës për fitimin e Premier Ligës pas 19 sezonesh, pasi diferenca me kryesuesit e Mançester Junajtid shkon në shtatë pikë. Të parët që kaluan në avantazh ditën e djeshme ishin miqtë nga Mançesteri, të cilët me anë të Kreig Belami mposhtën portierin Pepe Reina në minutën e 51-të. Ndërkohë, njeriu që ruajti nderin e të kuqve, duke evituar humbjen e parë në shtëpi, ishte holandezi Dirk Kajt, i cili balancoi gjithçka në minutën e 78-të.