E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekham: Kurrë s’ia kam mbyllur derën Anglisë

David Bekham dëshiron të luajë sërish për Anglinë, duke treguar se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kombëtarja. Mesfushori i Los Anxheles Galaksi nuk ka luajtur për vendin e tij që nga tetori i vitit 2009, në fitoren 3-0 ndaj Bjellorusisë, kur shënonte paraqitjen numër 115 me ‘Tre Luanët’. Pas dëmtimit të rëndë, ai u la mënjanë nga trajner Fabio Kapelo. “Po luaj mirë, jam në formë dhe nuk kam hequr dorë nga Kombëtarja. Nuk do të them kurrë se nuk do të luaj më me Anglinë. Nëse ka lojtarë të dëmtuar dhe nëse kanë nevojë për mua, do të jem aty. Do të doja të luaj për Anglinë ende, besoj se unë mundem”, deklaroi 36-vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›