Bekham, Milani ndal tratativat për të
Është në një fazë të ndërprerë tratativa mes Milanit dhe Los Anxhelos Galaksi për blerjen përfundimtare të David Bekham nga klubi amerikan. Në fakt, drejtori i përgjithshëm i kuqezinjve italianë, Umberto Gandini, ka vendosur të shtyjë për ca kohë udhëtimin e tij drejt Los Anxhelosit, të fiksuar për ditën e sotme. Kjo të bën të mendosh se distanca mes kërkesës dhe ofertës është ende e madhe. Drejtuesit e Milanit do të lëvizin vetëm në momentin kur të jenë të bindur se mund të arrijnë marrëveshjen.