E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherrad, gati rikthimi kundër Real Madridit

Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, duket se ka lënë pas problemet që kishte për shkak të dëmtimit, i cili e kishte lënë jashtë fushe për ndeshjet e fundit të Premier League. Ai tashmë është grumbulluar nga trajneri i Rafa Benitez për transfertën e Madridit, ndaj skuadrës së Realit, e vlefshme për tetëshen e Champions League. "E kam parë shumë në formë gjatë seancës stërvitore të këtij mëngjesi, ka thënë me besim Benitez, nuk e kam provuar ende në 100 për qind, të shikojmë, por kam besim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›