PAX DEI vjet 15 vjet
Koncerti i sotëm në orën 19.00 në sallën e Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, i kushtohet 15-vjetorit të themelimit të korit “Pax Dei”. Në mbrëmjen koncertore drejtuar nga Mjeshtre Suzana Turku Kashara, marrin pjesë solistët Marjana Leka, Kastriot Tusha, solistët e korit Roza Topi, Eriona Gjyzeli, Dorina Selimaj, Aleksandër Rrapi, Pandush Koko, etj.
Ndërsa paradite, në orën 11.00 në Hollin Koncertor të TKOB-it promovohet libri “Zana dhe Pax Dei i saj” me autor Zamir Këlliçi dhe Agron Gashi. Gjithashtu do të shfaqet dokumentari i RTSH-së kushtuar korit “Pax Dei” me autorë Ëngjëll Ndocaj dhe Bujar Kore.
“Pax Dei” u themelua më 1993. Në korrik të atij vitit në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit u ngjit dhe dha koncertin e parë, ky grup i ri koral, një kor që pjesën më të madhe të programit e interpretonte accapela.
Ky kor u ideua, u krijua, u organizua dhe u drejtua nga mjeshtrja e korit, dirigjentja e Trupës së Korit të TOB-it, znj. Suzana Turku Kashara, Artiste e Merituar.
Pax Dei është një kor i vogël, me rreth 20 këngëtarë, dhe ekzekuton muzikë korale paraklasike, bashkëkohore, të literaturës botërore muzikore, muzikë të popujve të ndryshëm dhe muzikë popullore e patriotike shqiptare, të përpunuar për kor etj. Këto pjesë muzikore korale ekzekutohen në përgjithësi pa shoqërim orkestral “accapela”. Si pikësynim për këtë grup vokal, në radhë të parë, unë kam pasur ngritjen e nivelit të interpretimit të pjesëve më të mira të literaturës së muzikës korale “accapela” ose të shoqëruara vetëm me piano.
Grupi koral ekzekuton edhe muzikën e zgjedhur korale shqiptare, si populloren, ashtu edhe patriotiken, të përpunuara dhe të përshtatura për këtë formacion, nga kompozitorë si Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Limoz Dizdari, Feim Ibrahimi, Nikolla Zoraqi, Aleksandër Peçi ej.
Në vitin 1994, ky kor është pranuar si anëtar në “EUROPA CANTAT” - Federata Ndërkomëtare e Koreve. Ka dhënë koncerte të suksesshme në Greqi, Gjermani, Itali, Zvicër, Maqedoni, Kosovë etj.