Enkelejda Shkoza këndon nesër në Tiranë
Camerata e Tiranës vazhdon të sjellë artistë cilësorë të huaj apo shqiptarë me karrierë jashtë Shqipërisë. Në koncertin nesër mbrëma, në orën 19.00, në skenën e Teatrit Kombëtar këndon mexosopranoja Enkelejda Shkoza nën dirigjimin e Jean Michel Ferran.
Këngëtarja 39-vjeçare prej vitesh ka një karrierë ndërkombëtare. Debutoi në Strasburg me “Stabat Mater” të Pergolesi-t dhe më pas u vendos për studime në Milano. Më 1996 fitoi në Stamboll çmimin ndërkombëtar “Leyla Gencer” dhe më pas do të këndonte në teatrot kryesorë të operës në Itali, në operat “Cosi fan tutte”, në “Otellon” e Verdit etj.
Shkoza i ka të rralla ardhjet në Shqipëri, dhe akoma më të rralla shfaqjet skenike. Të ardhurat nga biletat që do të shiten për koncertin e nesërm, shkojnë në ndihmë të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë.