Bekham, në “shoun” përkujtimor e Dianës

Dejvid Bekham do të jetë një nga të ftuarit "VIP" në koncertin përkujtimor kushtuar princeshës Diana, i programuar më 1 korrik 2007 në "Uembli". Ftesa yllit të Realit të Madridit i ka ardhur nga princi Uiliam dhe lojtari e pranoi menjëherë. Uiliam, 24 vjec dhe vëllai i tij, Herri (22), janë admirues të mëdhenj të Bekhamit, i cili do të luajë një rol të dorës së parë gjatë shfaqjes. Midis artistëve do të jenë dhe Sër Elton Xhohn dhe grupi "Take That".