E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë klube angleze nën hetim

Pesë klube anglezë të Premier League: Bolton, Celsi, Midëllsbrou, Njukasëlli dhe Portsmuthi, dy manaxherë dhe 15 agjentë lojtarë janë të lidhur me transferime të parregullta në Angli. Lord Stivesns, që kryen edhe hetimet ka përmendur emrin e ish-bosit të Boltonit, Sem Alardjus, tashmë të Njukasëlli dhe një tjetër, ish-menaxher i Njukasëllit, Grim Hounes. 17 transferimet e dyshuara të futbollistëve janë: 4 të Njukasëlli (Emre, Boumsong, Faje, Lugue), 4 te Boltoni (Habsi, Ben Haim, Kaku dhe Korreira), 3 te Celsi (Drogba, Ceh, Esien), 3 te Portsmuthi (Mbesuma, Muaruari, Sise) dhe dy te Midëllsbrou (Yahkubu dhe Roshembek).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›