Bekham, te Milani për dy sezone?
Lidhja e Devid Bekham me Milanin mund të zgjasë më shumë se katër muajt e huazimit të parashikuara fillimisht. Sipas spekulimeve, mesfushori anglez mund të luajë për një kohë më të gjatë me kuqezinjtë, duke nënshkruar dy vjet kontratë. Me këtë lëvizje, Bekham synon që të militojë në futbollin e rëndësishëm deri në vitin 2010, për të qenë më pas pjesë e Anglisë së drejtuar nga Kapelo në Botërorin e Afrikës së Jugut. Për sa i përket kuqezinjve, qëndrimi i mëtejshëm i Bekham do të mirëpritej.