Venger: Alternativa e vetme, fitorja me Junajtid
Arsenal në këtë moment është prekur nga "kriza e rezultatit", që vjen shumë shpejt, duke prishur jo pak ekuilibrat për ambiciet në këtë sezon. Tri humbje me skuadra në nivel jo ambicioz (Fulham, Hull dhe Stoke City), aq sa Arsenal pësoi gjatë gjithë sezonit të kaluar. Të shtunën luajnë në shtëpi ndaj Mançester Junajtid. Për Arsen Venger, skuadra e tij "është e detyruar të fitojë, nëse mendon që të rikthehet në pistën për titull kampion". Një humbje tjetër mund ta nxirrte Arsenalin shumë shpejt nga gara.