Wenger kërkon mbrojtës

Nga Express më 10 janar 2011 në ora 17:27
Arsene Wenger ka pranuar se Arsenali mund të detyrohet të bëjë një blerje emergjente nëse lëndimi i qendërmbrojtësit Sebastien Squillaci dëshmohet të jetë serioz.
Squillaci u dëmtua gjatë barazimit 1-1 me Leeds United në ndeshjen e rrethit të tretë në FA Cup të shtunën.
“Nëse kemi vetëm dy qendërmbrojtës atëherë duhet të shtojmë edhe një tjetër. Nëse Squillaci ka një dëmtim më të rëndë atëherë ne duhet të reagojmë shpejtë në kërkim të një mbrojtësi të ri”, tha Wenger për mediet britanike.