Adler ëndërron Man Utd-in

Nga Express më 10 janar 2011 në ora 17:29
Portieri i Bayer Leverkusenit, Rene Adler ka ritheksuar dëshirën e tij për të luajtur në Manchester United.
Djajtë e Kuq janë në kërkim të një portieri të ri pasi Edwin va nder Sar pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni.
Ndërsa, Adler i cili ka kontratë me Leverkusenin deri në verën 2012 ka thënë për Daily Mirror: “Të gjithë e dinë se kam ambicie të mëdha dhe Manchester United është klubi im i ëndrrave. Tani për tani dua të arrij Ligën e Kampionëve me Leverkusenin”.