E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekim Bala merr çmimin "Talenti i sezonit"



Në një ceremoni shumë festive, të organizuar në një nga sallat e Teatrit Popullor, e ku merrnin pjesë drejtues të lartë në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe Federatën Shqiptare ish-trajnerë të ekipit kombëtar të futbollit, trajnerë aktualë klubesh, ish-lojtarë të famshëm dhe gazetarë sportivë, shoqata e njohur "Sporti na bashkon" ndau çmimet për "Talentin e sezonit" në edicionin e dytë të saj. Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Bala, fitoi trofeun "Talenti i sezonit". çmimin "Fair-Play" në bashkëpunim edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe përfaqësuesja shqiptare e "Martini" dhe "Gillete" e fitoi portieri dhe kapiteni i Besës, Orges Shehi. Pas tre raundesh të votimeve e pas seleksionimit të një liste paraparake me 25 lojtarë të përzgjedhur pas një bashkëpunimi të shoqatës me ekspertët e FSHF-së, gjashtë lojtarët më të mirë morën çmimet përkatëse. Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Vasil Bici, njëherësh edhe një ish-trajner i shumë skuadrave në Shqipëri, i dorëzoi çmimin e parë, si talenti më i mirë i sezonit, sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Bala, autor i 17 golavë këtë sezon: 9 në kampionat dhe 8 në Kupën e Shqipërisë. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, por dhe trajner kampion me Partizanin e Dinamon, Bejkush Birçe, i dorëzoi çmimin e dytë sulmuesit fierak të Flamurtarit, Odise Roshi. Ndërsa ish-trajneri tjetër i Kombëtares dhe Tiranës, por dhe kampion i Ballkanit me Kombëtaren U-21, Shyqyri Rreli, i dorëzoi çmimin tjetër të dytë sulmuesit të Besës, Sokol Cikalleshi. çmimi i tretë iu dha mbrojtësit të Tiranës, Ditmar Bici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›