Epilogu i një greve
Luçiano Boçi
Kjo grevë u mbyll ashtu siç dhe nisi. Në të dyja rastet ishte një rrufe në qiell të pastër. E lëvizur brenda këtyre dy ekstremeve identike, ajo zbuloi kotësinë e vet, paqëllimësinë, inkoherencën, duke përvijuar në historinë e shkurtër të politikës shqiptare, dështimin më spektakolar të një lideri, i cili politikbërjen e mbështet në gjenerimin e konfliktualitetit dhe absurditetit.
E përcjellë ndër ne, me cilësinë e atyre filmave bardh e zi, ku mbisundues ishin heroizmi fals dhe atdhedashuria false, ajo krijoi një lloj impasi (shtangie) vlerash, kontributesh dhe perspektivash. Si e tillë, ajo ishte një ndër ato “çudi shqiptare”, që tërhoqi rreth vetes interpretime dhe qëndrime nga më të ndryshmet, që oshiluan nga ngritja e saj në piedestalin e lavdisë, si ngjarja më e madhe politike e shekullit që po ndryshonte mentalitetin dhe mënyrën e realizimit të artit të politikës (!!!!, interpretimi majtist) e që shkuan deri në konsiderimin e saj si një shfaqe cirku teatror, me aktorë politikanë të majtë, të cilët, të kapur nga pasioni i marrjes së pushtetit, nuk po e kuptonin se ishin bërë jo vetëm gazi i bulevardit, por dhe i botës.(interpretimi më afër së vërtetës).
Për disa kohë ajo do të vazhdojë të qëndrojë ende midis nesh. Do të qëndrojë si simboli i kotësisë së kapriçove politike të liderit, si simbol i rrugës pa krye, si simbol i nënshtrimit të një pjese të politikës (së majtë) ndaj interesave të ngushta klanore e mafioze, si simboli më i madh i pamençurisë politike.
Debatet rreth saj nuk do të reshtin, pasi ata që e ideuan, e organizuan dhe e mbyllën, do mundohen t’i japin asaj atribute që kurrë nuk i ka pasur, do mundohen ta paraqesin si veprën e realizuar, si fitoren historike, si heroizmin më të pashembullt dhe si gurrën nga buron gjithçka pozitive dhe e mirë, ndërkohë që në vetvete ajo nuk ishte veçse një përpjekje e dëshpëruar e atavizmave të një mendësie të kalbur, për të ndërprerë kohësisht rrugën e një progresi të pandalshëm, ëndrrën evropiane mbarëshqiptare, dëshirën për mirëqenie e demokraci.
Ajo që triumfoi në këtë fundgrevë ishte urtësia dhe mençuria jo vetëm e pjesës më të shëndoshë të politikës shqiptare, por mbi të gjitha e qytetarëve të këtij vendi. Triumfoi jeta ndaj tentativës për ta asfiksuar atë, gëzimi ndaj dëshpërimit konstant liderist majtist, entuziazmi pozitiv ndaj tundimit për të afirmuar negativitetin dhe parazitizmin politik emfatik.
Ajo që fitoi ishte kauza e ndërtimit të një shoqërie demokratike, të mbështetur në vlera të patjetërsueshme dhe jo kauza, ose më saktë kazusi (shkaku) i Edvin Ramës, për rrëmbimin e pushtetit jashtë dhe larg institucionit të votës së lirë, fitoi kauza e njerëzve me karakter dhe personalitet që punojnë për këtë vend e këtë komb, që e duan me shpirt atë dhe jo kauza e figurave që vijnë nga thellësitë e errëta të historisë së shqiptarëve dhe akrobatëve grafomanë e avokatçinjve të vetë djallit.
Qëndrimi ndaj kësaj ishte prova për të zgjedhur midis përpjekjeve për të ndërtuar shtetin ligjor të së drejtës, siç ne kemi bërë, dhe përpjekjeve për të instaluar një shtet emocional partiak, me baza gjithmonë të lëkundura dhe pre e dëshirave delirante të devijantëve që kanë uzurpuar të majtën, siç kërkonin të impononin ideatorët e mbrapshtë të saj.
Dhe zgjedhja është e pamëdyshtë. Epilogu i kësaj greve dëshmoi qartë se dëshira e shqiptarëve për shtet ligjor e për të respektuar Kushtetutën, rezultoi më e fortë se dëshira për të përkrahur idetë e çmendura e të zbukuruara për pushtet, të një lidershipi pa të ardhme.
Kjo është dhe vlera pamohueshme e kësaj fundgreve.