E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekim Balaj mund Lorik Canën

Gallatasaraji i Lorik Canës pësoi një humbje të hidhur 2-0 në “Ali Sam Yen” të Stambollit nga Gençlerbirlixhi, ekipi ku aktivizohen edhe Debatik Curri (në rikuperim e sipër) dhe Bekim Balës, i cili u fut në lojë në minutën e 91-të, duke bërë debutimin e tij në kampionatin turk. Miqtë shënuan qysh në minutën e parë me antë të Mericit, ndërkohë që Sam dyfishoi rezultatin në minutën e 26-të. Lorik Cana si zakonisht në drejtimin e George Haxhit e nisi nga minuta e parë. Gallatasaraji pas 16 ndeshjeve renditet në vendin e 10-të me 20 pikë, 16 pikë më pak se Trabzonspori (36, por me një ndeshje më pak).

Samir Ujkani i jep pikë Novarës

Novara e Samir Ujkanit gjithmonë e më shumë “noton” drejt brigjeve të Serisë A, pas barazimit 1-1 në transfertën me Frozinonen. Portieri shqiptare, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka qenë disa herë protagonist i ndërhyrjeve shpëtimtare, duke mos pasur asnjë faj në golin e kundërshtarëve. Në minutën e fundit, Stelone i Frozinones i kishte të gjitha mundësitë për t’i dhënë fitoren e ekipit të tij, por gjuajtja e tij u prit në mënyrë madhështore nga Ujkani, me një stërzgjatje “in extremis”. Në Bundesligën e dytë gjermane, Padeborni i Edmond Kapllanit barazoi pa gola kundër Duisburgut. Sulmuesi shqiptar hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 62-të.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 11 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›