Bekim Kastrati kërkon të bindë Bariçin
Sulmuesi kosovar i Eintrahtit të Braunshvajgut, Bekim Kastrati ka marrë ditën e enjte ftesën e FSHF-së për t'u grumbulluar me kombëtaren shqiptare për miqësoren me San Marinon. Një ftesë që ka befasuar sulmuesin, që vetëm pak muaj më parë ka marrë pasaportë shqiptare. "Shpresoj që të thirrem sërish, të arrijë sa më shumë sekse me skuadrën dhe të shënoj gola", - tha 27-vjecari për mediat gjermane. Debutimi ndërkombëtar me Shqipërinë i Kastratit erdhi më datë 22 mas në miqësoren ndaj Gjeorgjisë. "Nuk do ta harroj kurrë atë ndeshje", - kujton me emocione sulmuesi. Një tjetër grumbullim kaq të shpejtë Kastrati nuk e kishte menduar, pasi trajneri që e promovoi, Hans-Peter Brigel u zëvendësua ndërkohë nga Oto Baric, me të cilin Kastrati nuk ka folur asnjë herë. Ai mori ftesën për këtë takim me anë të telefonit nga një përfaqësues i FSHF-së. "Ky është një shans i madh që me jepet", - thotë blerja e re e Braunshvajgut, i cili kërkon ta përdorë atë që të jetë në skuadër për shtatorin, kur nisin eliminatoret e Evropianit. "Kjo ftesë është një nder shumë i madh për mua, pasi unë jam plotësisht një shqiptar me bindje", thotë Kastrati, që ka ardhur në Gjermani në moshën 16-vjecare.
F.Kodra