Milan/ Kostakurta: “Gabim Juventus në Serinë B”

Alesandro Kostakurta, mbrojtësi i Milanit, flet për "maksiprocesin" e futbollit italian. "Është shumë e gabuar që Juventus do të luajë në Serinë B. Juventusi nuk duhet kurrsesi të shkojë në Serinë B, ndërkohë që personat që duhet ta paguajnë këtë nuk kanë bërë mjaft. Besoj se ishte e drejtë që titulli shkoi te Interi". Në lidhje me sfidën e Ligës së Kampioneve kundër skuadër beogradase Cervena Zvezda, Kostakurta poho: "Jam krenar që do të zbres në fushë, por si tifoz do të preferoja që të isha titullar. Nuk mendoj se do të gjejmë arbitrim penalizues".